Policia rajonale e Pejës ka njoftuar se në Klinë ka ndodhur një rrahje dje. Aty janë përleshur katër punëtorë të një kompanie dhe të njëjtit janë dërguar në QKMF’në e Klinës për trajtim mjekësor. Dy prej tyre janë dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa dy të tjerë janë liruar. […]
Të tjera
Tomë Gashi kërkon rrënimin e kishës në Kampus të UP-së: Mjaft është mjaft
Tomë Gashi, avokat, ka shkruar një status, në të cilin ka folur rreth Kishës Ortodokse Serbë në Kampusin e Universitetit të Prishtinës, e cila u ndërtuar gjatë fundit të vitet 90-ta, në kohën e apharteidit të ish-regjimit të Sllobodan Millosheviqit, ish-president i Serbisë, i njohur gjerësisht si “Kasapi i Ballkanit”. […]
Moscertifikimi i Listës Serbe, reagon ShBA-ja: Përpjekjet e VV-së janë shkurtpamëse dhe përçarëse
Ambasada e ShBA-së në Kosovë i ka reaguar në lidhje me moscertifikimn e Listës Serbe për zgjedhjet e 28 dhjetorit. Në reagimin e tyre, Ambasada ka pasur fjalë të ashpra ndaj VV-së. Ambasada ka vlerësuar se përpjekjet e VV-së për ta bllokuar certifikimin e LS-së janë shkurtpamëse dhe përçarëse “Përpjekjet […]
Rutte: Presim që Serbia të arrestojë përgjegjësit e sulmit në Banjska
Serbia duhet t’i sjellë para drejtësisë, ata që janë përgjegjës për sulmin në Banjska pranë Zveçanit, tha të martën Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte. Rreshteri i policisë Afrim Bunjaku u vra në një sulm terrorist në fshatin Banjska pranë Zveçanit. Ish-nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiç, mori përgjegjësinë […]
Trump shperndan artikullin, ku Osmani ia njeh meritat për ndaljen e luftës mes Kosovës dhe Serbisë
Donald Trump, president i ShBA-së, ka shpërndarë një artikull në rrjetin social “Truth”, ku përmendet edhe Kosova. Më saktë, në artikullin e shpërndarë nga Trumpi, përmendet presidentja Vjosa Osmani, e cila kohë më parë ishte treguar diplomatikisht e zgjuar, duke ia konfirmuar Trumpit meritat për ndaljen e sulmi ndaj Kosovës […]
Në Preshevë shpërndahen kompleti sportive nga projekti “Uniforma Ime” – fëmijët po përfitojnë nga bashkëpunimi i Shoqatës “Lëvizja” me FSHF-në
Qendra Sportive e Preshevës, në kuadër të Komunës së Preshevës, ka shpërndarë sot me emocion të madh komplete sportive për fëmijët dhe klubet e reja të futbollit, në kuadër të projektit “Uniforma Ime”, një nismë e realizuar nga Federata Shqiptare e Futbollit. Në këtë aktivitet, sportistët e vegjël janë pajisur […]
Çitaku i reagon Kurtit: Mos na e bajë dertin neve
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka filluar fushatën e tij për zgjedhjet e 28 dhjetorit, ndonëse zyrtarisht ajo ende nuk nuk ka filluar. Sipas KQZ-së, fushata për këto zgjedhje do të filloj më 17 dhjetor, me ç’rast partitë politike do të kenë vetëm 12 ditë kohë për të […]
Reagon Anton Marku, demokristianët e diasporës kundërshtojnë koalicionin e PSHDK’së me VV’në
Koalicioni për zgjedhjet e 28 dhjetorit mes Partisë Shqiptare Demokristiane të Kosovës (PSHDK) dhe Vetëvendosjes (VV) po përballet me kundërshtim të fortë nga pjesa më e madhe e demokristianëve në diasporë, kryesisht në Zvicër, Gjermani dhe Austri. Anton Marku, kryetar i PSHDK-së, dega në Austri, përmes një letre dërguar mediave […]
Ndërron jetë vëllai i Lutfi Hazirit, Bedriu – familja njofton për humbjen e rëndë
Lutfi Haziri, deputet dhe ish-kryetar i Gjilanit, ka njoftuar mbrëmjen e sotme për ndarjen nga jeta të vëllait të tij, Bedri Haziri, pas një sëmundjeje të rëndë. Vdekja ka ndodhur në spitalin universitar të Cyrihut, ku Bedriu po trajtohej prej kohësh. Në një postim të ndjerë, Haziri ka shkruar se […]
Reagon Shoqata e Prokurorëve, pas lajmit për anëtarin e KPK-së, Arian Gashi
Shoqata e Prokurorëve të Kosovës ka reaguar lidhur me shkrimin e publikuar në portalin “Paparaci” rreth anëtarit të KPK-së, Arian Gashi. Shoqata e Prokurorëve të Kosovës shpreh shqetësimin e saj të thellë lidhur me shkrimin e publikuar nga portali “Paparaci”, shkrim ky që përmban interpretime që ndërthurin çështje politike me […]








