Zafir Berisha, kandidat për deputet nga radhët e AAK-së, ka bërë një deklaratë interesante.
Me një siguri epistemologjike absolutiste, Berisha ka folur për hututë, një grup etnik në Ruandë, të cilin e quajti fis.
Duke folur si një studiues i antropologjisë, Berisha ka shpërfaqur qëndrimin e tij rreth rregullimit të brendshëm të hutuve (grup etnik).
“As fisi hutu në Afrikë, nuk e bën kryetar të fisit një person që nuk ka adresë, që jeton me qera dhe që nuk i jeton familja brenda fisit” – tha ai.










