Behrami: PDK s’ka vija të kuqe me partitë shqiptare, por me Serbinë

Artan Behrami, kandidat i PDK-së, ka folur në lidhje me pritshmëritë e PDK-së për zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Behrami ka vlerësuar se PDK-ja nuk ka vija të kuqe për partitë shqiptare.

“Unë mendoj që qytetarët e Kosovës janë lodhur nga kaosi dhe nga përçarjet, nga narracioni se kush është më serbë, më Vuçiq e më Radojiçiq dhe qytetarët e Kosovës janë të interesuar në stabilitet dhe në për bashkim, për vende të punës, në mirëqenie ekonomike e sociale dhe në marrëdhënie normale me SHBA-të dhe i ka marr malli për fitore diplomatike dhe të gjitha këto garantuesi i vetëm është Bedri Hamza dhe PDK dhe më 28 dhjetor besojmë se do të zgjedhet i pari dhe do ta formojë Qeverinë. Vijat e kuqe që LVV i ka vendos ndërmjet partive shqiptare po edhe të popullit shqiptar duke suspenduar logjikën, duke injektuar inatet dhe përçarjet, këto vija të kuqe dëshirojmë t’i largojmë dhe këto vija t’i vendosim me Serbinë por jo mes shqiptarëve. Kjo është logjika e PDK-së, prandaj me partitë shqiptare PDK nuk ka vija të kuqe por kemi vija të kuqe me Serbinë” – ka vlerësuar Behrami.