Hamza: Pa veteranët s’do të kishim liri, si kryeministër do të angazhohem që asnjë të mos lihet pas dore

Kryetari dhe kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër të vendit, Bedri Hamza ka shprehur nderim për veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pa të cilët tha se nuk do të kishte liri.

“Pa sakrificën e dëshmorëve, nuk do të kishim shtet. Pa vendosmërinë dhe guximin e veteranëve, nuk do të kishim liri”, shkroi ai në një postim në Facebook.

“Përulem me shumë respekt para atyre që dhanë gjithçka, që ne sot të jetojmë të lirë”, shtoi Hamza.

Ai tha se do të angazhohet për ta.

“Si kryeministër, angazhimi im është i palëkundur: asnjë veteran nuk do të lihet pas dore. Bashkë për UÇK-në. Pa kompromis për të vërtetën. Përpara për Kosovën. #PDK130”, shkroi Hamza.